Trupi shumësektorial i punës është një grup profesional vullnetar shumësektorial që ofron monitorim sistematik, analizë dhe identifikim të trendëve në lidhje me femicidet dhe tentativat për femicid në vend. Trupi është themeluar si një përpjekje e përbashkët, nëpërmjet memorandumeve të bashkëpunimit të nënshkruara ndërmjet Rrjetit Kombëtar kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje dhe Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, si dhe institucioneve kryesore të sistemit: Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Këshillit Gjyqësor, Prokurorisë Publike të Republikës dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë.
vëzhgimit të trendëve dhe faktorëve të rrezikut
identifikimit të mangësive institucionale dhe praktikave të mira
përgatitjes së rekomandimeve për avancimin e politikave publike dhe protokolleve institucionale
Trupi i punës nuk ka kompetenca publike dhe nuk vepron në raste konkrete. Anëtarët e trupit respektojnë në mënyrë rigoroze kufizimet ligjore dhe nuk mund të ndikojnë në hetimet në vijim apo në procedurat gjyqësore.
Prokuroria Publike e RMV-së
Këshilli i Prokurorëve Publikë
Këshilli Gjyqësor
Ministria e Punëve të Brendshme
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Drejtësisë
Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi
Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut
Rrjeti Kombëtar kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje
Sipas nevojës: organizata lokale të shoqërisë civile, gjykatësit nga gjykatat themelore dhe të apelit, përfaqësues nga Avokati i Popullit dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore (pa anëtarësi formale dhe pa të drejtë vote)
Trupi i punës ka mandat që:
Gjatë punës së tij, trupi përmbahet nga komentimi i rasteve individuale përderisa procedurat janë në vijim, dhe përqendrohet në zgjidhje sistemike.
Në bazë të analizave, trupi i punës përgatit rekomandime për përmirësimin e kornizës ligjore, koordinimit institucional dhe praktikave. Këto rekomandime do të shërbejnë si instrument kyç për avancimin e sistemit për parandalimin e femicideve.
Raportet periodike, trupi i punës do t’i dorëzojë edhe te Trupi Nacional Koordinues për Zbatimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, me të cilin bashkëpunon ngushtë.